Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media është shprehur se po përcjellë me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që siç ka thënë “duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore”.
“LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejtë në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”, thuhet në reagimin e LDK-së, përcjell Koha.net.
Lexo edhe: Thaçi takohet me Vuçiqin
Në reagim, LDK thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit.
-
Veseli thotë se është befasuar nga qëndrimi i LDK-së për dialogun
-
Mblidhet kryesia e LDK-së, kërkon zgjedhje të parakohshme
-
LDK-ja e bindur se presioni i opozitës e dështoi takimin Thaçi – Vuçiq
-
LDK do të kërkojë mendimin e Kushtetueses për deklaratat e presidentit, kundërshton udhëheqjen e tij në dialog
-
LDK: Zyrtarët që udhëtuan në Bruksel nuk kanë legjitimitet për dialog