Si “amanet” të Lidhjes Demokratike (LDK), nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, e ka prezantuar këtë muaj nevojën për ta kthyer Luginën e Preshevës brenda kufijve të Kosovës.
Dhe këtë kërkon ta bëjë nëpërmjet një ndërrimi territoresh me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
Por kolegët e tij të partisë janë deklaruar kundër. Dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Haki Rugova, i kanë thënë gazetës se ndërrimi i territoreve përbën ide të rrezikshme për Kosovën dhe nuk përbën qëndrim të LDK-së.
Njëri nga ta ka thënë se prapa proklamimit të shkëmbimit të territoreve mund të qëndrojë ndonjë motiv tjetër. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja nuk e përkrah idenë e Hazirit për ndryshim kufijsh, analistët e quajnë të dëmshme
-
Këshilltari i Hotit e quan thirrje për përmbysje të Kushtetutës idenë e Hazirit për kufijtë
-
Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën
-
Thaçi takon Ramën, përmend bashkimin e Luginës me Kosovën
-
Thaçi i vetëm në idenë për ndryshimin e kufijve