Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, arriti të thyejë bllokun opozitar në Istog të përbërë nga AAK-ja, PDK-ja, LVV-ja dhe Iniciativa Qytetare të Pavarurit e Istogut, të cilat kishin krijuar marrëveshje koalicioni para rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut, të mbajtur më 17 dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në “vallen” e bashkëqeverisjes, kreu i Istogut e futi PDK-në, e cila për herë të parë bëhet pjesë e qeverisë lokale në këtë komunë. Për marrëveshjen e arritur për koalicion, Rugova e ka shpërblyer partnerin e ri me tri drejtori komunale.
“Koalicioni është bërë dhe jam i kënaqur me këtë koalicion, sepse komuna qeveriset më mirë në një koalicion, i cili jam i sigurt se do të funksionojë. Me këtë marrëveshje vendimi është marrë dhe ata do t’i kenë tri drejtori, por ende nuk kemi vendosur se cilat drejtori”, ka deklaruar të dielën për KD-në kreu i Istogut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rama konfirmon bashkëqeverisjen me PDK-në
-
Bashkim përçarës në Prishtinë
-
Prishet koalicioni VV-LDK në Mitrovicë, partitë e akuzojnë njëra-tjetrën
-
VV-ja e PDK-ja arrijnë marrëveshje për qeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues
-
KQZ-ja certifikon rezultatet e asambleve komunale, përveç atyre të Istogut