Anëtarë të kryesisë të LDK-së, kryetarë të degëve dhe aktivistë kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari.
Në emër të kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka falënderuar Rifat Jasharin për pritjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeqiri ka vlerësuar lartë veprën sublime të familjes Jashari, vepër e cila bëri ndryshime në historinë e kombit shqiptar.
“Familja Jashari dha gjithçka për këtë vend”, tha Beqiri.
Rifat Jashari, sipas njoftimit për media të LDK-së, falënderoi anëtarët e kryesisë dhe kërkoi unitet nga e gjithë skena politike për të ndërtuar dhe zhvilluar shtetin tonë.

“Jashari gjithashtu ka shprehur interesim për shëndetin e Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe i uroi shërim të shpejtë”, deklaron LDK-ja.
“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje dhe i përulet veprës sublime të familjes Jashari. Në Prekaz kishte filluar kthesa e madhe dhe Familja Jashari kishte kthyer sytë e botës demokratike drejt Kosovës”, përfundon njoftimi i LDK-së.