Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia që ai drejton është e vetmja që ka potencial për t’i zgjidhur problemet e akomuluara në Kosovë. Ndërsa bëri të ditur se janë duke punuar çdo ditë për t’i bërë votat për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse për zgjedhjet brenda partisë, ai tha se nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve.
“E kemi thënë disa herë që Kuvendi nuk është funksional. Po bëjmë përpjekje që të arrijmë t’i kemi votat e nevojshme për të rrëzuar qeverinë. Po bëjmë çdo ditë përpjekje për të rrëzuar qeverinë”, tha ai.
Për iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë, Mustafa tha se kjo po bëhet si mënyrë për t’i mbuluar dështimet, por megjithatë ai bëri të ditur se e përkrahin, përcjell kp.
“Vlerësimi i përgjithshëm që doli këtu është se LDK është parti e parë dhe që kjo parti ka potencial të zgjedh të gjitha problemet në Kosovë. Kemi marrë miratimin edhe për raportin financiar në mënyrë shumë analitike dhe u vlerësua se kemi pasur një disiplinë të mirëfilltë gjatë këtyre viteve”, tha ai.