Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, të martën, ka kritikuar qeverisjen lokale me arsyetim se më 23 mars të këtij viti është inauguruar projekti “Guximi i gruas”, ende pa përfunduar procedurat e prokurimit.
Me këtë projekt janë ndërtuar dy pllaka përkujtimore kushtuar protestave dhe demonstratave të vitit 1989, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, sipas LDK-së, ky projekt është realizuar nga një operator para se të përfundojnë procedurat e prokurimit. Nga ana tjetër, rreth kësaj çështjeje menjëherë ka reaguar ekzekutivi i Komunës me arsyetim se procedurat tenderuese janë ndërprerë me kohë për shkak të vonesave, ndërkohë projekti është realizuar në kuadër të shërbimeve të tjera të veçanta.
Valon Halimi, anëtar i Kryesisë se Degës së LDK-së në Ferizaj, me këtë rast ka thënë se nuk kanë dyshime nëse kompania është e afërt me qeverisjen lokale, mirëpo dyshojnë në shkelje të procedurave të prokurimit publik dhe procedurave mbi menaxhimin e financave publike. Sipas tij, Komuna është bërë fenomen i paradokseve, andaj këtë e tregon edhe rasti i fundit i inaugurimit të projektit “Guximi i gruas”, që u bë pikërisht më 23 mars në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj në shënimin e përvjetorit të kësaj date të rëndësishme të vitit 1989.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)