Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK e VV thonë se Haradinaj duhet të bjerë për keqqeverisje

Largimi Listës Serbe nga qeveria nuk i shtyn LDK-në dhe VV-së për të kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj, raporton KTV.

Të dyja këto parti opozitare kanë thënë se Haradinaj duhet të rrëzohet nga pushteti për keqqeverisje. LDK-ja, në komunikatën, ka thënë se nuk do të lejojë që serbët ta kolapsojnë shtetin e Kosovës dhe si opozitë do t'i mbrojnë institucionet por jo edhe keqqeverisjen.

Kanë thënë se në pushtet do të vijnë vetëm përmes votës së qytetarëve dhe me asnjë formulë tjetër.

Edhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se ka arsye të tjera pse duhet të rrëzohet qeveria, por për momentin nuk sheh vullnet nga asnjë prej partive.

Artikuj të ngjashëm