Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka vlerësuar se deklarata e Nasim Haradinajt është fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve amerikan.
“Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë, ne distancohemi fuqishëm”, ka shkruar ai.
Postimi i Ismet Beqirit në Facebook:
Deklaratat e kohëve të fundit, si ajo për gjoja perkrahjen e disa Deputetëve( të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave. E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan z.Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan. Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm.
-
Beqiri: SHBA-ja na shpëtoi nga zhbërja, askush s’ka të drejtë të luajë me këtë miqësi
-
Veteranë të UÇK-së distancohen nga deklarata e Haradinajt për ambasadorin amerikan
-
Thaçi Haradinajt: Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet degraduar në fyerje
-
Haradinaj thotë se nuk do t’i kërkojë falje Delawies
-
Kryeministri dënon gjuhën e Haradinajt ndaj Delawies