Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqiri: SHBA-ja na shpëtoi nga zhbërja, askush s’ka të drejtë të luajë me këtë miqësi

Foto: Koha

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri në një postim në Facebook ka thënë se askush s’ka të drejtë që të luajë me miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në.

Ai thotë se me këtë qeverisje po rrezikohet edhe “qenia jonë”, transmeton Koha.net.

“Letra e sotme nga zyrtarët amerikanë flet vet. Askush nuk ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me SHBA, shtetin që na shpëtoi nga zhbërja. Me këta që po qeverisin po rrezikohet qenia jonë. Qytetarët nuk janë me ju”, ka shkruar Beqiri. “Kosova veç me qytetarët e saj dhe SHBA-në mund të ec përpara”.