Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LB: Trepça jashtë pazareve politike

Lëvizje për Bashkim përmes një kumtese ka reaguar për vizitën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në ndërmarrjes “Trepça”, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë vizitë, kumtesa thotë se me Ligjin për Trepçën u hoqën pengesat juridike që ndikuan në moszhvillimin e kësaj ndërmarrjeje, por kjo nuk mjafton..

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kumtesës, që të nxirret “Trepça” nga agonia, në të cilën ndodhet qe pothuajse tri dekada, që “Trepça” të bëhet vërtet njëra prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të Kosovës, Qeveria Haradinaj duhet që menjëherë t’i ndërmarrë masat për jetësim të Ligjit për Trepçën. Hapat e parë të domosdoshëm për rigjallërim të Trepçës janë emërimi i Bordit Mbikëqyrës, si dhe regjistrimi i ndërmarrjes së re, si Shoqëri Aksionare, në regjistrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht të Agjencisë për Regjistrim të Biznesit në Kosovë.

Lëvizja për Bashkim vazhdon të ngulmojë që të mos përsëriten gabimet e bëra deri më tani në mënyrën e përzgjedhjes së bordeve të shumë institucioneve të tjera, dhe, nëse duam zhvillim të Trepçës dhe të Kosovës, duhet që në krye të Bordit Mbikëqyrës të caktohen ekspertë të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar për zhvillim të vendit. Vetëm me një Bord të tillë Mbikëqyrës mund të vihen themele të forta për zhvillim të Trepçës, përfundon kumtesa.