Lëvizja për Bashkim thotë se “ka kohë që faktorët politikë në Serbi, faktorët nacional-shovinistë, kanë paralajmëruar për një platformë ‘për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës’”.
“Sot kjo platformë pothuajse u bë e ditur edhe për opinionin e gjerë publik.
Duke i ditur orientimet dhe veprimet e deritashme politike të këtyre faktorëve serbë, nuk na habit fakti se pse kjo platformë është kaq iluzore dhe kaq jashtë kohës e zhvillimit real të ngjarjeve”, thuhet në reagimin e LB-së.
Sipas kësaj partie, Serbia duhet ta kuptojë një herë e mirë faktin se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe kjo gjë është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.
Lexo edhe: “Kompromisi” serb: “Kosova – bashkësi e dy popujve të barabartë”
“Vërtet pas luftës, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë mbetur probleme të pazgjidhura në mes të dyja vendeve dhe burrështetasit e të dyja vendeve, nëse ua duan të mirën qytetarëve të vet, do të duhej realisht të përpiqen t’i zgjidhin ato. Dhe këto probleme janë: Presheva, Bujanoci e Medvegja, në njërën anë, dhe Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku, në anën tjetër. Këto nuk duhet neglizhuar dhe këtu vërtet duhet zgjidhje largpamëse e kreative. Të tjerat janë ëndrra të vjetra që vetëm sa zgjojnë tensione të reja. Të gjitha problemet e tjera, duke përfshirë edhe ndarjen artificiale të Mitrovicës, janë probleme të brendshme të Kosovës dhe nuk ka bisedime për to!”, thuhet në reagimin e LB-së së Valon Muratit.
Në fund të reagimit të vet, LB thotë se Platforma më e re e Serbisë për Kosovën është ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të një shteti sovran dhe Qeveria e Kosovës duhet t’i përgjigjet menjëherë.
-
LB: Kosova nuk kërcënohet nga shkëmbimi por nga autonomia
-
Lëvizja për Bashkim ofron platformë politike për bisedime me Serbinë
-
LB: Në fazën e re të bisedimeve me Serbinë të mos hyhet me qasje të vjetër
-
Lëvizja për Bashkim propozon platformë të përbashkët politike për bisedime me Serbinë
-
Biserko: Serbët e Kosovës janë të kërcënuar e të nënshtruar nga Beogradi