Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, është takuar në Oslo me mjekë dhe profesionistë shqiptarë të shëndetësisë që jetojnë e veprojnë në Norvegji.
Latifi u ka thënë atyre se shëndetësia e Kosovës ka nevojë për ide dhe projekte të mëdha dhe kontributi i gjithsecilit është i nevojshëm dhe i domosdoshëm.
Takimi është mbajtur në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Norvegji.
“Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për ide dhe projekte të mëdha dhe për këtë kontributi i gjithsecilit prej jush është jo vetëm i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm. Nuk është e thënë që secili prej jush të kthehet në Kosovë për të zhvilluar veprimtarinë tuaj profesionale atje, pasi jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë një gjë të tillë në këtë fazë, por gjithnjë ekziston mundësia që edhe nga këtu të kontribuoni në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor”, tha Latifi, raporton Ministria e Shëndetësisë.
-
Latifi: “Neokolonialistët mjekësorë” kanë lëshuar rrënjë në Kosovë
-
Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë tregon se si duhet kryer puna që e la
-
Latifi tregon nëse ishte i gatshëm për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë
-
Mungesa e anesteziologëve shtyn MSH-në ta kërkojë ndihmën e pensionistëve
-
Latifi: Kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve