Faturat e energjisë për muajin dhjetor do të vijnë më të lira për rreth 3.5 për qind.
Kjo pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare, shkruan sot Koha Ditore.
“Kostot e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës, sipas aktvendimit të gjykatës, nuk do të vazhdojnë të mbulohen përmes tarifave përfundimtare deri në vendosjen e çështjes meritore nga gjykata”, thuhet në shkresën që ZRRE-ja ua ka dërguar KEDS-it, KOSTT-it dhe KESCO-s, me të cilën janë njoftuar edhe institucionet e Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në shkresë thuhet se kjo zgjidhje e përkohshme nuk pasqyron vendimin e Bordit të ZRRE-së, por është udhëzim i ZRRE-së për të licencuarit për mënyrën e zbatimit të aktvendimit të Gjykatës së Themelore dhe asaj të Apelit, që të shtyhet përkohësisht ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së i datës 6 shkurt 2012, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesë- padinë e Avokatit të Popullit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tarifa më të ulëta të energjisë elektrike për këtë vit
-
Taksapaguesit do të paguajnë sërish për energjinë e shpenzuar në veri
-
Shpërndarja e kostove në vitet e ardhshme shtyn përkohësisht rritjen e tarifave
-
ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë
-
ZRRE: Vendimi për rritje të tarifave të energjisë nuk i përfshin katër komunat në veri