Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Largimi i ekspertëve të IT-së, sfidë për Kosovën e Shqipërinë

Shqipëria dhe Kosova janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike. Alarmin e ka dhënë eksperti i zgjidhjeve dhe sigurisë kibernetike në Shqipëri, Leviz Ahmetaga.

Organizatat në Shqipëri e Kosovë po përballen me sulme kibernetike të një ashpërsie çdo herë e më të ndërlikuar. Këto lloj sulmesh të njohura si APT (Advanced Persistent Threat) po dëmtojnë jo vetëm ndërmarrjet, në rastin konkret Postë-Telekomin e Kosovës, ku si pasojë e sulmeve kibernetike në muajin shtator kanë rënë shërbimet e internetit, ndërkohë që Shqipëria ka qenë target i sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike nga hakerët iranianë.

Sulmet moderne kibernetike, rrjedhja e informacionit dhe shpërthimi i Ransomware kudo kanë vërtetuar një gjë: siguria kibernetike po dështon. Sipas ekspertit Ahmetaga, kompanitë në Shqipëri e më pak ato në Kosovë, ende nuk po investojnë aq sa duhet në mbrojtjen kibernetike. Kjo, sipas ekspertit është një situatë fatkeqe.

Ahmetaga i referohet International Data Corporation (IDC) ku sipas kësaj organizate, mesatarisht kompanitë në Evropë, pavarësisht inflacionit, shpenzojnë 10.8 për qind të buxhetit të tyre për sigurinë kibernetike.

“Fatkeqësisht ende kompanitë në Shqipëri, më pak në Kosovë, nuk po investojnë aq sa duhet në mbrojtjen kibernetike. Edhe kur investimet bëhen, ato janë të vonuara dhe zbatohen kryesisht vetëm kur sulmi ka qenë i suksesshëm dhe ky sulm ka shkaktuar probleme të cilat janë të pakthyeshme. Përmirësimi i situatës fillon direkt nga drejtuesi i kompanisë. Është e vërtetë që po kemi shumë probleme me largimin e ekspertëve I.T. nga Shqipëria dhe Kosova në drejtim të vendeve më të zhvilluara dhe kjo është një problematike në vete. Por një mënyrë e mirë që largimi i ekspertëve të mos ndodh është në radhë të parë vlerësimi moral, motivimi në punë dhe patjetër edhe ai ekonomik”, ka thënë Ahmetaga.

Sipas tij, është thelbësore që drejtuesi i kompanisë të ulet dhe të diskutojë mbi problematikat kibernetike që kompania po kalon, dhe të bëjë përcaktimin e një plani pune për muajt e ardhshëm.

Edhe Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale TEMPUS 5 muaj më parë Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale

Ahmetaga shpreh shqetësimin, madje e quan të turpshme që 70 për qind e pajisjeve kompjuterike që janë në përdorim në Shqipëri dhe Kosovë janë me licencë pirate dhe kjo njihet nga ekspertet e IT-së, por nuk kanë guxim të shprehen.

Sipas Foundry’s 2021 Security Priorities Study nga revista Forbes, 9 nga 10 ekspertë IT-së besojnë se organizata e tyre po dështojnë në adresimin e rreziqeve kibernetike.

“Investimi në Hardware dhe Software për mbrojtje nga sulmet kibernetike është një praktikë e mirë, por ajo nuk është e lirë. Në Shqipëri, nga analiza jonë në terren me ekspertë të fushës, vetëm 3 për qind e bizneseve e kuptojnë rëndësinë e investimit në atë që njihet si siguria kibernetike. Gjithashtu nga takimet e zhvilluara me disa drejtues të bizneseve në Shqipëri, gabimisht besojnë se, ngaqë organizata e tyre deri tani nuk ka qenë objekt i sulmeve kibernetike nuk kanë pse të shpenzojnë para për sigurinë e teknologjisë së informacionit. Kjo panoramë e vështirëson edhe me shumë punën e ekspertit IT-së, i cili gjendet i vetëm përballë këtyre sulmeve kaq të komplikuara nga një organizate keqbërëse disa herë me e fuqishme dhe me më shumë kapacitete se vetë eksperti. Në vazhdimësi sipas International Data Corporation (IDC), 93 për qind e organizatave janë sulmuar brenda 12 muajve të fundit – dhe, me një siguri të lartë, 7 për qind të tjerë thjesht nuk janë të vetëdijshëm që janë sulmuar. Për më tepër, gati gjysma e organizatave kanë rënë viktimë e një ngjarjeje të pakthyeshmeisë së të dhënave brenda tre viteve të fundit, të njohura si Ransomware. Ndaj drejtuesit e kompanive duhet të ulen dhe të flasin hapur me IT-të e tyre”, ka rekomanduar Ahmetaga.

Image
Leviz Ahmetaga