Fridon Lala, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë IRDK ka thënë se për çështjen e dinarit, është i nevojshëm koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.
Ai ka thënë se komuniteti i tij nuk merr të ardhura nga Serbia, por ka shprehur frikën se me hyrjen e pakontrolluar të dinarit mund të shantazhohet komuniteti rom që është në zonat e komunave veriore.
“Është e nevojshme koordinimi me aleatët por dua të ndalem te një pjesë që ka qarkulluar në media, se me ndalimin e dinarit preken interesat e grupeve të tjera etnike. Si përfaqësues i komunitetit egjiptian, ndalesa e qarkullimit të dinarit nuk prek interesat që ne përfaqësojmë për shkak se komuniteti egjiptian dhe të tjerët nuk janë përfaqësues të skemave të ndryshme që financohen nga qeveria e Serbisë. Por njëherazi kemi ngritur shqetësimet tona se përmes hyrjes se pakontrolluar të dinarit bëhet shantazhimi dhe instrumentalizimi kryesisht i komunitetit rom që gjenden të pambrojtur në zonat e komunave veriore”, ka thënë ai.
-
Muja: S’pres që çështja e dinarit t’ia rrezikojë Kosovës partneritetin me aleatët
-
Ramadani: Jetësimi i Asociacionit pa benefite është katastrofë për Kosovën
-
Kusari-Lila për dinarin: Mund të ketë marrëveshje nëse ndërkombëtarët e bindin Serbinë të mos jetë destruktive
-
Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatët
-
Lajçak: I kemi afruar dallimet midis propozimeve të të dyja palëve