Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajmëtarët e mitur të luftës

Xhenita e vogël duhej të dërgohej urgjentisht te mjeku, megjithëse nuk kishte asnjë ankesë shëndetësore. Kishte fjetur rehat atë pasdite vjeshte.

“Vajzës nuk po i ndalet jashtëqitja dhe të vjellat”, do t’i thoshte gjyshja Hidajete mjekes kujdestare në shërbimin urgjent në ambulancën e kontrolluar nga mjekët serbë të regjimit të Slobodan Milosheviqit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kolegët shqiptarë ishin dëbuar kaherë. “Na e shkruaj një udhëzim se duhet ta dërgojmë urgjentisht në pediatri në Prishtinë”, i lutej Hidajete Beqiri mjekes serbe.

Dokumenti me vulën e regjimit represiv do t’ia lehtësonte punën çiftit Hidajete e Hyzri Beqiri – Varoshi për realizimin e misionit sekret. Pa vetëdije, pesha e misionit binte mbi shpatullat e Xhenitës. Me udhëzimin në duar, të tretë u kthyen shpejt e shpejt në shtëpi me Xhenitën që e mbante gjyshja në duar.

Tani në fakt do të niste sfida më e madhe. Xhenita e vogël nuk kishte ide se pse po ia mbështillnin trupin me letra. Dokumentet po e vinin në siklet. Trupi i vajzës katërvjeçare do të shndërrohej në strehim të dokumenteve e fakteve. Veprimtari e aktivisti i ndjerë ferizajas po rrezikonte jetën e mbesës katërvjeçare për ta sensibilizuar botën për krimet e regjimit serb në Kosovë.

“Ia kemi futur letrat në shpinë, në pelena, e deri në fyt. Ia veshëm mbi një jelek, edhe pse nuk ishte ftohtë se thosha mos po ndalin policia rrugës. Madje e pata mbështjellë edhe me batanije me djersit, që në rast se na ndalin policia, me iu thanë se vajza është shumë keq”, kujton Hidajete Beqiri, derisa Xhenita (24) dëgjon me vëmendje gjyshen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)