Frazës “Fake News” dhe përdorimit të saj nga presidenti Hashim Thaçi, i kushtohet këtë javë e Diela me Kohën Ditore.
Kë po mundohet të kopjojë Thaçi, kur i konsideron si lajme të rreme pyetjet që i bëhen për shkëmbimin e territoreve dhe në vend të argumenteve sulmon gazetarë e mediume?
Në intervistën e javës, Imer Mushkolaj tregon se pse e konsideron presidentin si kryeredaktor të lajmeve të rreme, ndërsa për fenomenin shkruan edhe Agron Bajrami.
Një reportazh të veçantë e sjellë gazetari Rexhep Maloku, për një detyrë aspak të zakonshme të fëmijëve kosovarë në periudhën e luftës..
Nga bota, mund të kuptoni se si u bë yll filmi Papa Françesku dhe çfarë biznesi po bëhet në Kinë me një numër prej 200 milionë banorë të pamartuar.
Faqet e kulturës, fillimisht në shtatë shkronja sjellin pikëpamjet e sopranos Adelina Paloja, ndërsa njiheni edhe me dy mysafirë iranianë të festivalit Dokufest.
Edhe
Mushkolaj: Thaçi, kryeredaktor i “fake news”
Përveç lajmeve për zhvillimet më të reja në film, muzikë dhe botime, në monument kuptoni për shtëpinë e veçantë të Destan Kabashit.
Sporti sjell një vështrim për Valon Behramin dhe efektin e largimit të tij nga kombëtarja zvicerane, ndërsa njoftoheni edhe me talentin e hendbollit kosovar, Jon Muqollin.
Në mbi 80 faqe, si zakonisht nuk mungojnë shumë faqe enigmatikë, lajme nga teknologjia e shumë fusha të tjera, për një fundjavë ndryshe me të dielën me Kohën Ditore.