Për ata që kanë marrë pushimet dhe duan të kalojnë dy javët e fundit të gushtit në plazh ka lajme të mira.
Muaji i fundit i verës pritet të vijojë me mot të mirë dhe temperatura të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeteorologu Akil Osmani tha për News24 se në zonat bregdetare do ketë rritje të temperaturave deri në 38 gradë Clsius, ndërsa vranësira të pakta në zonat malore.
“Zonat bregdetare do të jenë në dominimin e orëve me diell. Pritet që të kemi rritje të vlerave termike, në zonat bregdetare 37-38 gradë celsius. Rritje e vlerave termike edhe në zonat malore 31-32 gradë celsius. 15-ditëshi i dytë i gushtit do të jetë kryesisht me diell. Në zonat malore do të ketë vranësira të pakta”, tha Osmani.