Arbëri

Diell në bregdetin e Shqipërisë, vranësira të pakta maleve

Këtë të premte ( 30 gusht) moti do të mbetet me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Era do të jetë e me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 15/31°C

Zonat e ulëta 17/35°C

Zonat bregdetare 20/34°C