Ministri në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq tha se serbët në Kosovë do të duhej të sillen ashtu si shqiptarët në vitet e ‘90-ta, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Ai i tha TV Prva se serbët duhet t’i njoftojnë të gjitha organizatat ndërkombëtare për çdo gjë që u ndodhë, sidomos për sulmet që përjetojnë, ashtu siç vepronin shqiptarët gjatë viteve të ‘90-ta.
Sipas tij, incidenti i fundit në Kosovë, në të cilin një grup shqiptarësh hodhi gurë në autobusin me serbë në Istog, nuk ka lidhje me politikën, por me elemente të të drejtave dhe të sigurisë së njerëzve, që sulmohen për shkak të përkatësisë fetare.
Lexo edhe: Në Istog sulmohen dy autobusë me pelegrinë serbë, s’ka të lënduar
Lajiq nuk përmendi krimet serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve të ‘90-ta, rikujton Koha.net.
-
Në Serbi, sulmohet me gurë një autobus nga Kosova
-
Jevtiq në SHBA njofton zyrtarët amerikanë për “sulmet kundër serbëve të kthyer në Kosovë”
-
Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim
-
Ministria e Jashtme bën thirrje të shmangen lëvizjet përmes Serbisë
-
Janjiq: Kosova po sillet si çdo shtet që ndihet i sigurt