Kosova ka nevojë edhe për 20 liqene të reja akumuluese. Kështu ka deklaruar Afrim Lajçi, këshilltar në Këshillin Ndërministror në Qeverinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se kjo është e dokumentuar qysh më 1983 përmes dokumentit të fundit të përpiluar për këtë çështje.
“Ne si Kosovë kemi hapësirën akumuluese më të voglën në regjion. Ujërat e Kosovës largohen nga vendi pa u akumuluar. Për momentin, me këto 6 liqene, ne e kemi kapacitetin akumulues në rreth 550 milionë metra kub, kurse për kokë banori kemi 300 metra kub. Shqipëria e ka 1500 metra kub për kokë banori akumulacion. Pra ne kemi nevojë për liqene të reja dhe janë të domosdoshme”, theksoi Lajçi në emisionin "Puls" të KTV-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti në konferencën ballkanike: Kosova s’mund të jetë imune ndaj krizës mjedisore
-
Kosova posedon 1 mijë e 600 deri në 2 mijë metër kub ujë për kokë banori
-
Në 20 vitet e ardhshme Kosovës do t’i pakësohet uji
-
Kosova do të përballet me mungesë të ujit në 20 vjetët e ardhshme
-
Begolli: Duhen resurse të reja ujore dhe mbrojtje e ekzistueseve