Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku për veriun: S’duam tjetër Ukrainë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se Evropa “nuk do një Ukrainë tjetër” në Kosovë.

“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam t’i qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës. Dhe përse ne po bëjmë thirrje për shtensionim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i”, ka deklaruar ai.

Duke folur në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”, të mbajtur në Strugë të Maqedonisë së Veriut, Lajçaku ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë duke i besuar njëra-tjetrës në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Të dyja palët na thonë: le të bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë, dhe ne premtojmë që do ta bëjmë pjesën tonë. Por, nuk funksionon ashtu. Filozofia jonë është që ‘ju duhet të bëni diçka, ashtu që të mund të merrni diçka’, hap pas hapi, duke ndërtuar besimin”, është shprehur ai. “Gjëja më e mirë që mund të ndodhë me marrëveshjet e paqes është që ato të zbatohen sa më parë”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm