Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak i është falënderuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës për mbështetjen konstruktive, të cilin është duke e dhënë Shqipëria për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Shqipëria e ka një rol të rëndësishëm në fuqizimin e besimit midis palëve në rajon. Vetëm një proces i koordinuar do të sjellë marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin”, shkruan Lajçak në Tëitter.
Krahas njoftimit për bisedën telefonike me Ramën, Lajçaku ka theksuar se ka folur edhe me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviqin.
“Të dytë jemi pajtuar se dialogu në ombrellën e BE-së ka rëndësi kyçe për stabilitet dhe zhvillim ekonomik të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Që kur e mori postin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Lajçaku ka shkëmbyer letra apo ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin, presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, ashtu si edhe me
Fokus i bisedimeve të tij është dialogu Beograd-Prishtinë dhe konteksti më i gjërë i pajtimit rajonal dhe bashkëpunimit.
-
Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutim konstruktiv
-
Osmani takohet me Lajçakun, bisedojnë për dialogun
-
Lajçak tregon për takimet që pati gjatë javës, ku temë ishte dialogu Kosovë – Serbi
-
Lajçaku e Vuçiqi flasin për zbatimin e Marrëveshjes bazë
-
BE-ja mirëpret “çdo propozim konstruktiv” për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit