Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku e Escobari takojnë Vuçiqin pas bisedimeve në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kanë mbërritur në Serbi.

Ata janë pritur nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Vizita e tyre në Beograd vjen pasi zhvilluan takime me krerët e institucioneve, partive politike, si dhe shoqërinë civile në Kosovë.

Takimet kanë për qëllim gjetjen e zgjidhjes pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Mbrëmë, ata i kanë paraqitur kryeministrit Albin Kurti një propozim me tri elemente.

Edhe Lajçaku e Vuçiqi takohen në Beograd Arbëri Lajçaku e Vuçiqi takohen në Beograd

I pari është de-eskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.

Pas takimit, të dy deklaruan se faktori ndërkombëtar është unik në këto kërkesa dhe shpresojnë se të njëjtat do të dëgjohen.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Edhe Escobari e Lajçaku sot takojnë Kurtin, nesër Osmanin Arbëri Escobari e Lajçaku sot takojnë Kurtin, nesër Osmanin

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri. KosovaPress