Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak thotë se diskutimet e të hënës ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet e të hënës në Bruksel në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme.

Lajçak ka thënë se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë dakorduar që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje.

“Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë paraqitën propozimet në rrugën para për njerëzit e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacione kesh. Diskutimet tona të gjata ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme. Javën e ardhshme u pajtuam të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Të hënën është mbajtur takim në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë, ku janë diskutuar propozimet për të lehtësuar situatën për personat e prekur nga rregullorja e re e BQK-së.

Nuk është arritur dakordim, dhe është vendosur që palët të takohen sërish më 4 prill.