Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak telefonon Osmanin, Hazirin e Limajn, flasin rreth përgatitjeve për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka biseduar sot me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri dhe kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se me ta ka pasur bisedë konstruktive rreth përgatitjeve për dialogun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po e vazhdoj përafrimin tim me regjionin. Sot kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin dhe Fatmir Limajn. Kemi pasur një bisedë konstruktive rreth përgatitjeve për dialogun dhe situatën në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajçak ka thënë se mezi po pret të punojnë bashkë, për të mirën e qytetarëve të vendit.