Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i 15 majit në mes të kyenegociatorëve Besnik Bilimi dhe Petar Petkoviq, është mundësi e mirë të tu dakorduar për hapat e ardhëm konkret për zbatimin e Marrëveshjes Bazë në mes të dy vendeve.
Këto komente i ka bërë në një status në Twitter, pasi takimit që të premten e ka zhvilluar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Në Beograd u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq, për të diskutuar rrugën përpara në zbatimin e marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u dakorduar për hapat e ardhshëm konkretë”, ka shkuar Lajçak në Twitter.
-
Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor
-
Lajçak: Po përgatitem për takimin e radhës me kryenegociatorët
-
Lajçak: Vuçiq u ankua për gjendjen e serbëve në Kosovë, zgjidhja në dialog
-
Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve