Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak synon qysh në qershor takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u ka thënë të marten ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri, se ai do të donte ta organizonte sa më parë një takim në kuadër të dialogut, mundësisht edhe para përfundimit të këtij muaji.

Kjo është bërë e ditur për KOHËN nga burimet diplomatike në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të njëjtat burime thonë se ai është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ishte rezultat i dialogut, teksa edhe shumë shtete anëtare të BE-së, po ashtu janë shprehur kundër kësaj ideje.

Shtetet anëtare e kanë mbështetur punën e tij dhe disa e kanë kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për shkak të deklaratave të tij se nuk do të marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.