Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: Ekzistojnë hapat për uljen e tensioneve në veri, por situata mbetet e brishtë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pavarësisht se ekzistojnë hapa të qartë për të ulur tensionet në veri të Kosovës, situata mbetet e brishtë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dy ditët e fundit bashkë me ekipin e tij dhe partnerët ndërkombëtarë i ka kaluar në Bruksel, ku siç ka theksuar janë koordinuar për hapat e ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri.

“I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian të BE-së, të cilët më ftuan së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.