Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku kërkon zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat në takim me Vuçiqin

Pas takimit të zhvilluar të hënën, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.

Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter, e ka cilësuar takimin e së hënës në Beograd "të hapur dhe serioz".

Ai ka shtuar se për çështjet e diskutuara nevojiten zgjidhje urgjente.

Lajçak është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Kam ndjekur edhe çështjet aktuale në takim me Petar Petkoviq”, ka thënë ai.