Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak nuk sheh alternativë për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe kryesuesi i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Europian (OSBE), Mirosllav Lajçak tha sot në Beograd se stabiliteti dhe përparimi i Serbisë dhe i rajonit janë të lidhura ngushtë me gjetjen e një zgjidhjeje me kompromis me Prishtinën, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, transmeton Koha.net.

Gjatë bisedës me kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiq, Lajçak theksoi se dialogu nuk ka alternativë dhe se është e domosdoshme që Prishtina të tërheq taksën (për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina - plotësim ynë) në mënyrë që të tejkalohet situata aktuale dhe të vazhdojë dialogu, citon kjo agjenci komunikatën e Qeverisë së Serbisë në lidhje me këtë takim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ana Bernabiq theksoi se Prishtina me veprime të njëanshme po u shkakton dëm si të gjithë banorëve në territorin e Kosovës, po ashtu edhe gjithë rajonit, duke rrezikuar stabilitetin e saj, porse Serbia në këso rrethanash do të vazhdojë, siç citohet, të sillet në mënyrë konstruktive e me përgjegjësi, transmeton Koha.net.