Helsinki, 30 gusht - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, gjatë arritjes në mbledhjen e shefave të diplomative të vendeve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, në Helsinki, vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes së paralajmëruar tregtare të Serbisë me "grupacionin prorus" është e "pakuptimtë", ndërsa ka shtuar se "nuk mund të shkohet në shumë drejtime në të njëjtën kohë", transmeton Koha.net raportimin e b92 të beogradit.
Serbia do të duhej të nënshkruante marrëveshje trgetare më 25 tetor me Unionin Euroaziatik Ekonomik, ndërsa Marrëveshja për tregti të lirë në mes të Serbisë e Rusisë ekziston që nga viti 2000. Vërejtja për shkak të kësaj marrëveshjeje ka arritur të enjten nga Komisioni Europian, i cili ia ka bërë të qartë se duhet të heqë dorë nga ai Union.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për Kosovën, Lajçak i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe ka rikujtuar si problem realitetin se pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.
I pyetur se a sheh mundësi për ndryshimin e kësaj situate, duke qenë se Sllovakia është njëri nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai përmendi se çfarë dëshiron të shohë atje: "Ndryshimin e parë që dua ta shoh është zhvillimin pozitiv i ngjarjeve në Kosovë, duke filluar nga heqja e takasve", është shprehur Lajçak.