Shiu që po bie pandërprerë për orë të tëra në Prishtinë ka nisur që të shkaktojë probleme.
Banorët e Bregut të Diellit kanë incizuar pamje te rrethi përball “Banesave të Bardha”, ku niveli i ujit është goxha i lartë. “Bregu i Diellit u bë me deti”, ka thënë një banor i kësaj lagje.
Një tjetër banor i lagjes Dardania ka postuar një fotografi, ku thotë: “Hapet pishina super moderne ‘Mbi Kurriz’. Hyrja gratis për banorët e lagjes!”.

Dje probleme ka pasur në rrugën Bajram Bahtiri, që ka bërë që uji mbi asfalt të marrë pamjen e një lumi.
Ndërkohë dhjetëra persona kanë shpërndarë fotografinë nga pamja që kanë marrë shkallën e saporinovuara të Dragodanit, emblemë e kryeqytetit.
Edhe
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka lënë në dispozicion numra emergjent në rast të nevojës.
“Dje dhe sot sasia e madhe e reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit. Ju njoftojmë se të gjitha ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje. Ju lutemi që për çfarëdo emergjence të thirrni në numrat pa pagesë 080012233 dhe 080012244”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Prishtinës.
