Në Kuvendin e IV të degës së AKR-së në Ferizaj, këngëtari Labinot Tahiri, është zgjedhur kryetar i degës, me ç’rast ka marrë besimin dhe është kandiduar për kryetar të komunës së Ferizajt, raporton KTV.
Para të pranishmëve, ai ka premtuar se do ta lërë muzikën nëse zgjidhet kryetar, derisa ka shtuar se do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve.
Derisa presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se partia e tij është e vetmja parti liberale në Kosovë dhe e vetmja që do të bëjë ndryshime. Në fund të Kuvendit të IV partisë, Labinot Tahiri ka prezantuar edhe të gjithë anëtarët e kryesisë me të cilët synon të punojë për të fituar Ferizajn.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Artikuj të ngjashëm
-
Labinot Tahiri shpall kandidaturën për kryetar të Ferizajt
-
Pacolli në Ferizaj: Jemi të vetmit që mund të ndryshojmë gjendjen ekonomike në Kosovë
-
Tahiri: Qytetarët më kërkuan të futem në politikë
-
Kurti: Enver Haliti, ndryshimi që i duhet Ferizajt
-
Sibel Halimi, kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt