Shefi për bisedimet me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi, ka bërë të ditur për koha.net se më datë 16 janar, ditë e martë, do të mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi.
Koha.net ka mësuar edhe përbërjen e delegacionit që do ta përfaqësojë Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim do të marrin pjesë vetë Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci.
Për sa i përket temave që do të diskutohen, Arifi tha se ende janë në diskutime.
“Jemi ende duke biseduar. Nuk e kemi definu saktësisht mirëpo nga BE-ja do të lëshohet një komunikatë”, tha ai.