Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër e pasnesër takimi Kosovë - Serbi në Bruksel, këto tema do të diskutohen

Foto: Koha

Të hënën (nesër) në Bruksel do të takohen Kosova dhe Serbia për vazhdimin e negociatave për çështje teknike, mirëpo nuk dihet se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Në këtë takim, nga pala kosovare pjesëmarrës do të jetë Avni Arifi, si kryesues i delegacionit të Kosovës për nivelin teknik të bisedimeve, ndërsa nga pala serbe do të jetë Marko Gjuriq, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.

Bisedimet mes dy vendeve u ndërprenë më 16 janar pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Burime nga Komisioni Evropian i kanë thënë “Tanjugut” se pritet që bisedimet mes dy palëve të jenë konstruktive dhe me qëllim në rezultate për sa u përket çështjeve të hapura nga marrëveshjet e Brukselit.

Thuhet po ashtu se në ditën e parë do të bisedohet për çështjes siç janë lëvizja e lirë dhe targat e automjeteve, pastaj menaxhimi i pikëkalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjeve për gjyqësor.

Dy çështje të mëdha të hapura – formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe energjetika duhet të jenë në rend dite ditën e dytë të takimit në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm