Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi të hënën debaton për Platformën e Qeverisë për dialog me Serbinë

Platforma e Qeverisë për dialog me Serbinë do të diskutohet në seancën e Kuvendit të caktuar për të hënën që vjen, më 4 qershor.

Kështu ka vendosur sot në mbledhjen e vet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës para më shumë se një muaji ka miratuar projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila iu dorëzua presidentit dhe Kuvendit të Kosovës, raporton Koha Ditore.

Kjo platformë në formën e një projekt-rezolute u shqyrtua në Komisionin për Punë të Jashtme më 4 maj 2018.

Artikuj të ngjashëm