Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi s’kthen debatin për Specialen

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës nuk ishin mysafirë këtë të enjte në Kuvend për të kërkuar ndryshimin e ligjit për Specialen, por sërish zëri i tyre u bë deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Ai tentoi të bënte debat për këtë çështje në Kuvend, por iniciativa e tij dështoi.

Mbështetje propozimit të Nait Hasanit i dhanë partitë opozitare, por ata çuditen sesi ata deputetë që votuan për Specialen tash po kërkojnë që të rikthehet ligji në Kuvend.

Për debat votuan vetëm 55 deputetë, 53 për një kundër e një abstenim.

Artikuj të ngjashëm