Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk kalon kërkesa e deputetit Hasani për ridefinim të Speciales

Deputeti i PDK-së Nait Hasani, ka dalë sot para deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës me kërkesën për ridefinim të Ligjit për Gjykatën Speciale. Ai kërkoi debat parlamentar për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji, duke përfshirë në të edhe krimet e ushtrisë, policisë e të paramilitarëve serbë ndaj civilëve shqiptarë.

Mirëpo, përveç se amendamentimi i ligjeve kërkon procedurë përkatëse, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti e nxori në votim kërkesën e Hasanit, i cili nuk mori numër të mjaftueshëm votash për të zhvilluar debat parlamentar rreth tij. Për propozimin votuan vetëm 52 deputetë.