Kryesia e Kuvendit ka shpërfillur kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të pezulluar procedurën rreth vendimmarrjes për Projektligjin për Forcën e Sigurisë. Të premten, Projektligji i është përcjellë për shqyrtim Komisionit parlamentar për FSK-në.
Informata nuk është dhënë në komunikatën për media që Kuvendi e ka lëshuar pas mbledhjes së Kryesisë. Por atë ia ka konfirmuar gazetës sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, shkruan Koha Ditore.
“Është e vërtetë se në mbledhjen e sotme, Kryesia ia ka përcjellë Projektligjin Komisionit funksional për FSK-në”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi. “Kryesia ka vepruar duke u mbështetur në Rregulloren e Kuvendit”.
Gazeta pati raportuar këtë javë se si nuk ka mbështetje në ndonjë ligj a rregullore “pezullimi” i procedurave për miratimin e Projektligjit për FSK-në, i sponsorizuar para një muaji nga presidenti Thaçi. Prandaj, Kuvendit i ishte kërkuar t’i vazhdonte procedurat e vendimmarrjes për të. Kjo për faktin se legjislacioni vendor nuk njeh pezullimin e iniciativave ligjore, por ia lë mundësinë propozuesit që të mund ta tërheqë projektligjin gjatë shqyrtimit në Kuvend, deri para fillimit të votimit në shqyrtimin e dytë. Dhe, presidenti nuk kishte kërkuar tërheqjen e Projektligjit, por vetëm pezullimin e procedurave rreth vendimmarrjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kuvendi shpërfill kërkesën e presidentit për FSK-në
-
Projektligji për FSK-në drejt seancës plenare
-
Projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, megjithatë procedohet në Kuvend
-
I jashtëligjshëm “pezullimi” i Projektligjit për FSK-në
-
Shpërfillje procedurash gjatë procedimit të Projektligjit për ushtrinë