Projektligji për Forcën e Sigurisë do të procedohet për votim para deputetëve. Kjo, pavarësisht kërkesës së presidentit Hashim Thaçi që të mos vihet në rend dite nisma e tij ligjore, nëpërmjet së cilës FSK-ja bëhet me mandat ushtrie, shkruan sot Koha Ditore.
Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së ka debatuar rreth kësaj çështjeje, të martën, dhe ka vendosur që brenda pak kohësh ta shqyrtojë Projektligjin, dhe që atë ta përcjellë në seancë plenare për lexim të parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është kryetar i këtij komisioni parlamentar. Ai e ka shtruar për diskutim çështjen e Projektligjit, edhe pse në mbledhjen e së martës, si temë, nuk figuronte në rend dite. Por, në pikën “të ndryshme”, i ka informuar anëtarët e Komisionit se Kryesia e Kuvendit e ka proceduar Projektligjin, për të cilin kolegët e tij janë pajtuar ta shqyrtojnë në mbledhjen e radhës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.