Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi nis hartimin e ligjit për media

Mënyra e funksionimit të mediave do të rregullohet shumë shpejt me Ligj të veçantë.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka marrë iniciativë për hartimin e këtij ligji.

Gjithashtu komisioni vendosi edhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Milaim Zeka, anëtar i komisionit nga Nisma për Kosovën, tha se do të mbështesë në mënyrë absolute Ligjin për mediat. Ai përmendi vështirësitë që hasin gazetarët gjatë raportimit.

“Ka liri të shfrenuara të të shprehurit në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Zekës, gazetarët rrogat i kanë të ulëta dhe në shumë raste ata shfrytëzohen si skllevër e punojnë pa kontrata.

Zeka tha se edhe Parlamenti edhe Qeveria ua pamundësojnë punën gazetarëve.

Në këtë komision u shqyrtua edhe Projektligji për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.

Artikuj të ngjashëm