Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi mban sot dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës ka paraparë të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme gjatë së hënës.

Fillimisht duke nisur nga ora 12:00, do të mbahet seancë për shënimin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit.

Kurse, në orën 14:00, është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të debatohet lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri. /KSP