Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë nis seancën pa opozitën

Ka nisur sot seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku të pranishëm janë vetëm deputetët e mazhorancës. Ndërkohë që sot do të votohet Akti Normativ, që përcakton edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit.

Qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidaritetit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe familjet në nevojë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka marrë fjalën nga foltorja e Kuvendit, ku po prezanton Aktin Normativ, që pritet të votohet sot, pasi ky votim kërkon shumicë të thjeshtë.

Pjesë e rendit të ditës janë edhe dy projektligje të rëndësishme të bartura nga sesioni i kaluar, siç është Ligji për Magjistraturën dhe ndryshimet në Kodin rrugor, të cilat kërkojnë 3/5 e votave dhe me shumë gjasa do të mbeten pezull sërish.