Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë nesër vendos për imunitetin e ish-ministrit Tahiri

Kuvendi pritet të mblidhet nesër në Seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri”.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sqarohet se në këtë pikë do të dëgjohen dy raporte nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare. Më pas do të votohet nga deputetët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e nesërme në rend të ditës janë edhe “Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12 tetor. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend . Njoftimi dhe miratimi i programit të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim. Njoftimi dhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim. Si dhe më pas diskutime për çështje jashtë rendit të ditës deri në 60 minuta”.