Në nisje të seancës plenare, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të ish ministrit Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë.
Edhe pas nënshtrimit të kurave intensive në Itali dhe Gjermani muajve të fundit, fatkeqësisht Prifti nuk mundi t’i bëjë ballë leukemisë.
Ditën e sotme do të mbahen homazhe në nderim të figurës së ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti.
Mësohet se homazhet do të mbahen tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë. Bëhet e ditur se varrimi i Priftit do të zhvillohet në orën 13:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar Dritan Prifti
-
Shqipëria në zi kombëtare për nder të Fatos Nanos
-
E diela, ditë zie në Shqipëri në nderim të Fatos Nanos
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
-
Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen me një minutë heshtje për Shinzo Aben