Ardian Gjini injoron rekomandimin e MKRS-së dhe MAPL-së për vendimin e jashtëligjshëm për Kullën “Sulejman Vokshi”, Alternativa lëshon mbledhjen e Asamblesë.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, dhe kryesuesi i Kuvendit të Gjakovës, Anton Shala, sërish sot kanë shkelur procedurat ligjore duke mos lejuar që në rendin e ditës të Kuvendit të përfshihet rekomandimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për jo ligjshmërinë e vendimit për shfuqizimin e shpronësimit rreth Kullës së Sulejman Vokshit.
Për pasojë, asamblistët e Alternativës, në shenjë reagimi për këtë, siç cilësohet në komunikatën për opinion të Alternativës, sistem joligjor të instaluar në Kuvendin Komunal të Gjakovës, kanë lëshuar sallën dhe menjëherë do të inicojnë kallëzim penal për kryesuesin e Kuvendit, kryetarin e Komunës dhe 18 asamblistët që kanë votuar një vendim të jashtëligjshëm.
Gjithashtu, Alternativa do të inicojë edhe mbledhjen e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Planit urbanistik Gjakova Qender 2005, që parandalon ndërtimet e planifikuara nga qeverisja Gjini rreth Kullës së Sulejman Vokshit, thuhet në komunikatën e Alternativës.
-
Alternativa në Gjakovë ngre zërin kundër ndërtimeve që cenojnë objektet e trashëgimisë
-
Alternativa në Gjakovë rikthen “luftën” për mbrojtjen e Kullës së Sulejman Vokshit
-
Kusari-Lila: Struktura qeverisëse e AAK-së, po e godet në zemër Gjakovën
-
Komuna e Gjakovës s’heq dorë nga plani që cenon katër monumente
-
Alternativa akuzon për keqpërdorim votash në Kuvendin Komunal të Gjakovës