Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi gjatë kësaj jave mblidhet në dy seanca plenare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave do të mblidhen në dy seanca plenare, njoftoi Kryesia e Kuvendit.

Sipas këtij njoftimi, Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca ku pritet të miratohet në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa të enjten do të jetë seanca e re plenare.