Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi fillon sesionin pranveror më 30 janar

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se sesioni pranveror do të fillojë më 30 janar.

Në konferencën për media, Sejdiu ka thënë se do të mbahet edhe një tjetër seancë më 31 janar.

I pyetur për vizitën e Vladimir Putinit në Beograd, Sejdiu ka theksuar se të rëndësishme për të janë deklaratat e institucioneve në Kosovë.

“Unë jam deputet. Për mua të rëndësishme janë deklaratat e liderëve tanë e çfarë deklaron Vuqiçi nuk është me rëndësi për mua. Kur jeni bashkë i dalim ballë Serbisë. Për ne është e rëndësishme që të jemi bashkë në Kuvendin e Kosovës. Njohja është parakusht i çfarëdo marrëveshje”, ka thënë Sejdiu.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kryesi nuk u diskutua kriza me grevat në arsim, shëndetësi dhe atë të minatorëve.

“Nuk e di nëse ne do të kemi ndonjë iniciativë për seancë të thirrur nga opozita pasi duhet të flasim për këto çështje, për platformën. Ky ekip negociator nuk përfaqëson askënd, është pa fuqi politike dhe ka grupe të vogla. Ne po e mbikëqyrim procesin e do ta japim qëndrimin tonë në Kuvend”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm