Është caktuar për të martën e 12 marsit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për shpenzimet e Qeverisë.
Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se seanca do të nisë në orën 10:00, me temën “debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”.
Kjo seancë ishte kërkuar nga partitë opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe Alternativa. Bashkë me një seancë tjetër të jashtëzakonshme, atë të thirrur “lidhur me bllokimin e KQZ-së nga ana e Presidentit të Kosovës”, ishin planifikuar që të mbaheshin më 5 përkatësisht më 6 mars.
Për shkak të Epopesë së UÇK-së që mbahet me 5, 6 dhe me 7 mars, të dyja ishin shtyrë për 12, përkatësisht për 13 mars.